Zjarret, deri tani shkaktojnë 66 milionë lekë dëme

Zjarret, deri tani shkaktojnë 66 milionë lekë dëme

Situata e zjarreve në vend ka edhe një faturë financiare. Ministria e Mjedisit raporton se pa llogaritur vatrat e ditëve të fundit, dëmi i shkaktuar është mbi 66 milionë lekë.

Dëmi mjedisor është edhe më i prekshëm. Flakët kanë përshkuar mbi 1 mijë e 100 hektarë pyje dhe kullota, nga të cilat 236 hektarë janë djegur plotësisht.

Zjarret kanë përfshirë pyje, zona të mbrojtura dhe kullota në të gjithë vendin. Sipas Inspektoriatit Shtetëror të Mejdisit dhe pyjeve, bimësia më e prekur janë shkurret.

Sigurisht që shifrave të mësipërme do t’i shtohen dhe sipërfaqet që janë në djegje e sipër dhe një pasqyrë të plotë do të ketë kur të shuhen të gjitha vatrat.

Nga ana tjetër, autoritetet kanë nsiur disa procedime penale për zjarrvënie të qëllimshme dhe mbi 20 persona janë arrestuar në të gjithë vendin.

Shumica e zjarreve janë nga pakujdesia, ndihmuar nga kushtet kilmaterike gati ekstrme për vendin, por kjo gjë nuk i përjashton nga përgjegjësia penale personat që po hetohen.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *