Zbulohet grupi sekret i farmacistëve në FB, ku vendoset se çfarë ilaçesh na japin

Zbulohet grupi sekret i farmacistëve në FB, ku vendoset se çfarë ilaçesh na japin

Shkrimi i keq i mjekëve është fenomen sa i njohur edhe i komentuar me humor por pak kush e di se sa jetë njerëzish kushton, përveç vetë mjekëve, ata duhet ta dinë mirë por e marrin përsipër rrezikun çdo ditë sepse mesa duket për ta ngelet thjesht statistikë. Dhe kur vjen puna tek statistikat, në SHBA çdo vit vdesin 7000 njerëz dhe dëmtohen rreth 1,5 milionë vetëm prej recetave me shkrim të keq të mjekëve, shkurtimeve dhe ngatërrimit të dozave nga farmacisti që e lexon, ose më mirë të themi mezi e lexon.

Si e kanë zgjidhur farmacistët në Shqipëri? Nga një hetim i Tabloid.al zbuluam se 2262 farmacistë shqiptarë kanë krijuar grupin e tyre sekret në Facebook, emrin e të cilit nuk do ta zbulojmë, ku shkëmbejnë informacione me njëri-tjetrin. Vendin kryesor e zënë postimet e recetave të padeshifrueshme. Çdo ditë dhjetra receta tuajat postohen në Facebook dhe vendimi final se çfarë mjekimi po merrni i takon komentuesve që shpesh nuk janë në një mendje. Domethënë, vetëm mua më kalon një drithërimë frike?

Nëse në çdo profesion tjetër ne penalizohemi ose të paktën na tërhiqet vëmendja nëse dorëzojmë dokumente të shkruara keq apo të padeshifrueshme, pse mjekët që kanë në dorë jetët tona jo vetëm u lejohet por edhe u pranohet si i mirëqenë kudo nëpër botë ky shkrim në receta? Pse nuk mund të marrin një minutë kohë më shumë për ta shkruar, ta shkruajnë me shkronja shtypi që dallohen më lehtë, të kalohet në receta elektronike apo çfarëdo zgjidhje tjetër që na garanton mjekimin e duhur? NEPSI (National e-prescribing Patient Safety Initiative) në SHBA u ka ofruar akses dhe përdorim falas mjekëve për të shkruar receta elektronike falas ku njëkohësisht programi kontrollon për kombinime të rrezikshme të ilaçeve dhe kontrollon që farmacia të sigurojë dozat e duhura.

Gabimet e mjekëve mbajnë vendin e tretë në botë për vdekjet e pacientëve, shto këtu edhe gabimet e farmacistëve në deshifrimin e recetave, do ta kuptoni pse njihni personalisht aq shumë raste njerëzish që kanë gjetur vdekjen ose janë përkeqësuar për shkak të gabimeve të mjekëve.

Po farmacistët? Në vend që të telefonojnë mjekun e rastit ose të ngrenë zërin publikisht për një problem që e hasin çdo ditë, preferojnë të shfryhen nëpër grupe facebook-u, madje edhe të bëjnë ndonjë shaka lidhur më këtë si farmacisti i mëposhtëm.

Nëse mendoni se ky problem nuk duhet të kalojë më në heshtje, shpërndajeni sa më shumë artikullin tek miqtë tuaj. Mos harroni të na kontaktoni në inbox për çështjet që ju shqetësojnë ju dhe komunitetin tuaj.Tabloid.al

auto_20614429_10213767484610880_1320067754_n1501751997

auto_20614586_10213767484450876_196428332_n1501751996

auto_20631764_10213767484330873_1270814737_n1501751994

auto_20614462_10213767484690882_877846093_n1501751993

auto_20631500_10213767484770884_1382321844_n1501751991

auto_11501751961

auto_21501751959

auto_31501751957

auto_41501751956

auto_51501751954

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *