Zbulohet dokumenti. Ja ç’po kurdis Erion Veliaj tek Liqeni.

Popull i dashur. Kur Lal’ Eri ju thotë se po robtohet për fëmijët tanë tek Parku i Liqenit, në fakt nuk po ju thotë të vërtetën. E vërteta ndodhet në këtë dokument që është tenderi për ndërtime brenda zonës së Liqenit. Ja çfarë shkruhen në objektin e këtij tenderi:

“Këndi i lojrave për fëmijë: Kendi i lojrave per femije eshte propozuar te jete nje shirit paralel me shetitoren e Besimit, i cili rrethohet nga shinat e trenit – miniature per femije. Terreni, bimesia (pemet ekzistuese) dhe diversiteti i moshave qe mund te frekuentojne kendin e lojrave kane qene pikat themelore mbi te cilat ka nisur te projektohet dhe konceptohet kendi i lojrave….”

Le të ndalojmë pak këtu për të theksuar konceptin: diversiteti i moshave. Është pikërisht ajo që kemi thënë e përsëritur përditë; me fëmijët do të vijnë edhe të rriturit, të cilët patjetër kanë nevojë për mjediset e tyre. Ndërkohë që Lali këmbëngul se kjo po bëhet vetëm për të mirën e fëmijëve, diversiteti i moshave qenkësh një ndër pikat themelore “mbi te cilat ka nisur te projektohet dhe konceptohet kendi i lojrave“.  Por lexo më tej për të kuptuar se si do të masakrohet pylli me ndërtimet e klientëve të Erit:

Eshte menduar te jete nje hapesire pothuaj per te gjitha moshat duke shfrytezuar ne maksimum pjerresine e terenit. Zona e kendit te Lojrave sipas Master Planit eshte paralel dhe ka lidhje te drejperdrejte me nje hapesire tjeter e quajtur Grand Kafe, nje hapesire kjo e rezervuar per prinderit, te cilet duke pire nje kafe ose duke lexuar nje gazete kane ne kontrollojne femijet e tyre.”

 

A nuk e kemi thënë ne dhe po aq e thotë edhe logjika e një investimi të tillë. Nëse fëmija luan për dy orë në park natyrisht që mami, babi, aq më shumë gjyshi me gjyshen, duan një vend ku të ulen e të pinë një kafe. Dhe jo kafe ka edhe emrin përkatës “GRAND” që përgjithësisht në gjuhët europiane do të thotë “E MADHE”!

Aq e madhe është kjo Grand Kafeja sa nuk është një, por një kompleks tregëtar. Lexo si vazhdon projekti:

“Ne majen e kodres tarraca e Grand Kafes eshte e pajisur me kioska akullore, gazetash, platforme vallezimi, pike informacioni ne lidhje me parkun si dhe nje zone per ndihmen e shpejte….”

“Kioska” është në numrin shumës por e papërcaktuar. Thuhet “kioska akullore” po pse jo petulla e byrekë. Natyrisht që do të kemi edhe tualete, se helbete, gjithë ai përqëndrim. Dhe përveç të tjerash bie në sy një “zonë për ndihmën e shpejtë”. Do të thotë mjekë dhe zjarrëfikës. Detyrimisht duhet edhe nga një parkim përkatës për të paktën dy mjete të mëdha që u shërbejnë ndihmës së shpejtë, pa folur për ato të policisë. Kështuqë, natyrisht, duhet edhe parkingu përkatës. Po ashtu edhe rruga. Deri më sot qarkullimi i mjeteve në atë  zonë është i ndaluar. Por me mjete për ndihmën e shpejtë, me nevojën për furnizim të kioskave, kafenesë, gazetarshitësve etj detyrimisht duhet të lëvizin të paktën furgonë brenda Parkut të Liqenit. E theksojmë, po diskutojmë atë që vetë Bashkia e Tiranës ka paraqitur. Për të kuptuar deri në fund se në këtë projekt Erion Veliaj ka keqpërdorur fëmijët, le të lexojmë edhe fundit e propozimit:

“Zona e perzgjedhur per kendin e lojrave, ne vazhdimesi te propozimeve ne Master Plan lidhet me nje shetitore e cila zgjatet drejt liqenit, ku eshte vendosur klubi i vozitjes dhe nje pishine publike lundruese brenda ne liqen, te cilat mbulohen nga nje platforme dritash e quajtur “Tufa e Xixellonjave”

Pra kafene, klub vozitjeje, akullore, gazeta, pishinë, shëtitore….dhe një kënd lodrash. Kjo është e vërteta e Parkut të Liqenit. Po kthehet në një hapësirë urbane, me aktivitete tregëtare fitimprurëse duke i humbur krejtësisht kuptimin e sotëm të vetmes zonë të pyllëzuar të kryeqytetit.

Pjesa e ulët e Veliajt është abuzimi me fëmijët. Gjoja se po kujdeset për fëmijët tanë, kryetari i Bashkisë po lufton me të gjitha llojet e policive e kamerave, me dhunë e qershi japoneze, duke nxjerrë të kërcejnë tek amfiteatri i rënuar i Liqenit të miturit për t’u thënë të riturve se për ta po robtohet. Ndërkohë që luftën e tij e keni të zezë mbi të bardhë mbi këtë dokument në foto

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *