Vijon betonizimi i Parku i Liqenit (Foto)

Pavarësisht protestave të shumta nga opozita dhe shoqëria civile, Bashkia e Tiranës po vijon të derdhë beton për ndërtimet te Parku i Liqenit Artificial. Dje por edhe sot, është hedhur beton në zonën ku do të ndërtohet këndi i lojërave për fëmijë.

12077440_1179757798702862_894029656_n

12324865_1179758068702835_1378591260_n

Edhe pse Veliaj kishte premtuar që nuk do të kishte beton, fotot më poshtë tretojnë të kundërtën. Aktivistë të shoqërisë civile dhe opozita kanë deklaruar se nuk do të dorëzohen nga protestat e tyre deri sa Veliaj të tërhiqet. Madje sot po punohet me një intensitet më të madh, në mënyrë që ndërtimi të mbarojë sa më shpëjt.

12476094_1179758072036168_1078403982_n

12516546_1179757612036214_2097162574_n

Pavarësisht deklaratave të Bashkisë së Tiranës se për ndërtimin e parkut nuk do të ketë betonizim dhe as prerje pemësh, aktivistët kanë treguar të kundërtën duke thënë se lumi i betonit po shkatërron pemët.
Madje, Veliaj deklaroi se me 1 qershor do të japë dorqëheqjen nese ndërtohet kafene apo restaurant në këtë zonë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *