Vetëvrasja për energjinë, OSHEE: Nuk ishte në burg për 35 mijë lek

Vetëvrasja për energjinë, OSHEE: Nuk ishte në burg për 35 mijë lek

Pas lajmit të vetëvarjes në burgun e Rrogoshinës të një 52-vjeçari i cili ndodhej në paraburgim për vjedhjen e energjisë elektrike, ka reaguar edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Por jo për vetëvrasjen më shumë se sa për deklaratat e Partisë Demokratike.

Sipas OSHEE kreu i PD-së, Lulzim Basha po e përdor këtë rast për përfitime politike si dhe po gënjen opinionin duke shpifur.

“Duke shprehur keqardhjen e thelle për tragjedinë njerëzore te një të burgosuri ne Lushnjë, OSHEE hedh poshtë me përbuzje abuzimin monstruoz te disa politikaneve qe duan te nxjerrin përfitime vetjake dhe partiake nga kjo ngjarje e rëndë. Është e papranueshme dhe e pajustifikueshme qe edhe vete kryetari i Partisë Demokratike të behet pjese e këtij abuzimi te turpshëm, duke gënjyer haptas opinionin përmes një shpifjeje të madhe. Jo vetëm qe individi fjale nuk është ndaluar për një debi 35 mije lek te vjetra, po nuk ka asnjë rast ku konsumatoret e energjisë te ndalohen dhe procedohen penalisht për borxhet ndaj OSHEE”, theksohet në deklaratën e OSHEE.

Kompania thotë në deklaratën e saj se vjedhja e energjisë është krim dhe dënohet me burg nga 3 deri ne 5 vjet. Po ashtu ajo thekson se PD nuk duhet të bëhet mburoje e vjedhësve te energjisë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *