Veliaj sërish show, pas kritikave paguan nga xhepi gjobën e të moshuarës

Të bërit show, është pika më e fortë e kryebashkiakut Veliaj, një virtyt që e ndihmoi edhe në fushatë. Por edhe sot e kësaj dite ,ai vijon të bëjë teatër me qytetarët e vendit. Pasi hodhi në sulm policët e tij bashkiak që të vendosnin gjoba shitësve ambulant, tani na del si shpëtimtari i tyre.

Pasi fotoja lart bëri bujë në rrjetet sociale, Veliaj u mundua të lajë sado pak imazhin e tij duke thënë se…gjoban do ta paguajë nga xhepi.

Në një reagim të Bashkisë, thuhet se Veliaj ka vendosur që ta shlyejë ai gjobën prej 500 lekësh, që Policia Bashkiake vendosi sot ndaj gruas së moshuar.

Sqarohet se lidhur me rastin e gruas së moshuar, e cila u gjobit sot nga Policia Bashkiake për tregtim të produkteve ushqimore në trotuar, duke bllokuar hyrjen e shkallëve të një pallati, theksohet se rasti në fjalë ishte denoncuar nga vetë banorët e pallatit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *