Veliaj nuk lejon tregtarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Është shoqëruar me tensione dhe debate mbledhja e Këshillit bashkiak të Tiranës, ndërkohë që tension ka pasur edhe jashtë godinës së bashkisë.

Tregtarët që vijojnë të kundërshtojnë taksat e reja të vendosura nga bashkia janë grumbulluar sërish dhe kanë kërkuar të hyjnë në mbledhjen e këshillit, por janë penguar nga punonjësit e sigurisë.

Përfaqësuesit e djathtë në Këshillin Bashkiak kanë kërkuar përfshirjen në rendin e ditës edhe të çështjes së parkut te liqeni dhe hapësirën e gjelbër te galeria.

“Kërkesa e depozituar në këshillin bashkiak për të bërë transparencën mbi ndërhyrjen e paligjshme tek liqeni i Tiranës si dhe në hapësirën e gjelbër para Galerisë së Arteve. Këto dy çështje të përfshihen në diskutime”,- tha këshilltari i djathë Leonard Olli.

Ndërkohë mbledhja raportohet të jetë shoqëruar me debate edhe për sa i përket pikës që lidhet me taksat e biznesit. Këshilltarët e djathtë kanë kërkuar që para se të miratohet ajo, duhet të përfshihen mendimet e tyre si dhe kërkesat e biznesit.

Pas debateve mbledhja u ndërpre. Këshilltarët e PD-së dolën nga mbledhja dhe u takuan me përfaqësuesit e biznesit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *