Vazhdon të forcohet vlera e Euros kundrejt Lekut

Vazhdon të forcohet vlera e Euros kundrejt Lekut

Monedha e përbashkët evropiane ka vijuar forcimin e lehtë ndaj lekut edhe këtë të martë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro këmbehej sot me 133.99 lekë, 0.07 lekë më shumë se një ditë më parë.

Kjo kuotë shënon edhe nivelin më të lartë të këmbimit që prej fillimit të qershorit.

Euro pritet që të forcohet gjatë muajit të parë të vitit, pas dobësimit që erdhi kryesisht prej efekteve sezonale gjatë dhjetorit.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone