Urdhri, ulen pagat për 2100 policë, hiqen gradat

Pas datës 1 prill, rreth 2100 punonjës të Policisë së Shtetit do përballen me një ulje të ndjeshme page për shkak të ndryshimit të gradave. Bëhet fjalë për minimalisht 5 mijë e 500 lekë, që do i zbriten secilit prej tyre nga rrogat mujore.

Në ligjin e ri, siç dihet që më parë, dy grada do të zhdukeshin nga sistemi. Fillimisht ishte grada “Nëninspektor”, e cila u jepej punonjësve që mbarojnë Shkollën e Policisë dhe e mbanin për një periudhë dyvjeçare. Grada e dytë është ajo e kryeinspektorit, që sipas përllogaritjes së numrit total të punonjësve të policisë, aktualisht mbahet nga më shumë 2147 efektivë. Kjo gradë ka qenë “kufiri” për të kaluar në nivelin e mesëm drejtues, pikërisht në gradën “Nënkomisar”. Por me ndryshimin e ligjit është parashikuar “Kryeinspektorët” të ulen në gradën e “Inspektorit”, pasi për t’u ngjitur në “Nënkomisar”, ligji i ri ka parashikuar procedura edhe më të vështira sesa kanë qenë më parë.

Për punonjësit me gradën “Kryeinspektor”, paga bazë për gradë është 54 mijë e 500 lekë (bruto). Por, paga bazë për “Inspektorët” është 49 mijë lekë, pra 5 mijë e 500 lekë më pak se “Kryeinspektorët”. Në këto kushte, 2147 punonjësit e policisë me gradën “Kryeinspektor”, do të paguhen me 5.5 mijë lekë më pak.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *