Udhëzimi i MASH: Të raportohet braktisja e shkollës nga fëmijët

Ministria e Arsimit, e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë kanë hartuar një udhëzues që përcakton detyrat e secilës prej tyre që të sigurohen që asnjë fëmijë të mos i shmanget ciklit të detyrueshëm arsimor.

“Edhe pse shkalla e regjistrimit të fëmijëve në moshë shkollore në vendin tonë është mbi 99%, ka prova se shumë fëmijë nuk regjistrohen në shkollë ose nuk arrijnë të përfundojnë ciklin e plotë të arsimit të detyruar”, thuhet në dokumentin e hartuar nga ministritë.

Janë një sërë kategorish: fëmijë me probleme sociale, ata me aftësi të kufizuara, të komunitetit rom, viktima të trafikimit e abuzimit, që për shkaqe të ndryshme lënë përgjysmë ose nuk preferojnë të shkojnë në shkollë.

Këtë vit, më dukshëm në rendin e mësipërm janë shtuar dhe fëmijët e kthyer nga emigracioni. Por, në dokument shtrohet një tjetër problem, shifrat e raportuara për mungesat nuk janë të sakta. Ndaj propozohet sistemi i ndëshkimshpërblimit për shkollat apo organe të tjera që raportojnë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *