U plagos në Lushnje/Kush është nipi i Aldo Bares, i shpëtoi atentatit në vitin 2016

U plagos në Lushnje/Kush është nipi i Aldo Bares, i shpëtoi atentatit në vitin 2016

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qendër të qytetit të Lushnjes, pak metra larg komisariatit të policisë. Dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa një person i tretë raportohet se është plagosur rëndë.

Nga burime per “Panorama” bëjnë të ditur se i plagosur është Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, ish­ kapo i Bandës së Lushnjes i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një nga burgjet e sigurisë së lartë. Ndërkohë, viktimat janë miq të familjes së Aldo Bares.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarja 2016

Nipi i Aldo Bares (Alfred Shkurti), mbeti i plagosur gjatë një sherri në qytetin e Lushnjës. Xhulio Shkurti, 21 vjeç, djali i motrës së Bares, i cilësuar si kreu i Bandës së Lushnjës është qëlluar me pistoletë bashkë me një shokun e tij, pasi ishin të ulur në një lokal.

Sipas Policisë së Qarkut të Fierit, mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në lagjen “Çlirimi”. Sajmo Xhelili, 24 vjeç, dhe Xhulio Shkurti, 21 vjeç, përfunduan në spital me plagë armë zjarri në këmbë, shkruan “Panorama”.

Burime nga Policia bënë me dije se dy shokët janë grindur me autorin e kësaj ngjarjeje për motive të dobëta dhe ai, pasi ka marrë armën, ka qëlluar në drejtim të tyre duke i plagosur në këmbë dhe më pas është larguar me shpejtësi. Sipas Policisë, të rinjtë ishin në lagjen e tyre dhe si përherë pasditeve takoheshin në ndonjë lokal.

Edhe ditën e djeshme mësohet se kanë qenë 5 djem të moshave 21 deri në 24 vjeç, të cilët bisedonin për çështje të ndryshme. Mësohet se duke ndarë mendime e qëndrime të ndryshme për disa probleme, dy të rinjtë e plagosur dhe autori janë thelluar edhe më tepër në debate me njëritjetrin, duke u fyer deri në sharje të rënda.

Mësohet se autori, i identifikuar tanimë dhe i shpallur në kërkim, është larguar i nervozuar nga grupi për të shkuar në shtëpi ku ka marrë edhe armën e tipit pistoletë. Ai është kthyer me një automjet dhe pasi u është afruar djemve, ka qëlluar drejt tyre. Armën mësohet se ua ka drejtuar në pjesën e poshtme të trupit, duke i lënduar në këmbë e më pas është larguar me shpejtësi.

Shokët e të plagosurve me shpejtësi kanë bërë transportimin e të plagosurve për në spitalin e Lushnjës, kur është njoftuar edhe Policia për të nisur hetimin për ngjarjen.

Policia e ka shpallur në kërkim autorin, ndërsa në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës janë vendosur postblloqe. Ndërkohë Xhulio Shkurti, nipi i Bares, bashkë me shokun e tij janë marrë menjëherë në mbrojtje nga Policia, deri në normalizimin e gjendjes së tyre.

Pasi kanë marrë ndihmën e parë në Lushnje, dy të plagosurit, të cilët kanë marrë disa plagë në këmbë, janë nisur për mjekim më të specializuar drejt Tiranës. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se në momentin kur nisën të shtënat e armëve, në rrugë ishin dhjetëra banorë të lagjes.

Ndaj autorit rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje. Policia ka nisur të kërkojë për kapjen e autorit edhe nëpër familje të cilat kanë lidhje gjaku me autorin. Edhe pse dyshohet se ngjarja ka qenë momentale, fakti që njëri nga të plagosurit është nipi i Aldo Bares (Alfred Shkurti), një ndër më të përfolurit e botës së krimit, Policia po bën hetime të detajuara për ndonjë lidhje të mundshme me të kaluarën e familjes Shkurti.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *