Tronditëse, raporti: Në vitin 2015 janë dhunuar 59% e grave

Shifra alarmante jepen sa i takon dhunës ndaj grave. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në një studim të këtij institucioni rezulton se në Shqipëri 59 për qind e grave kanë pësuar dhunë në familje, në marrëdhënie martesore apo intime.

Në raportin vjetor të këtij institucioni drejtuar Parlamentit, thuhet se 53 për qind e grave kanë deklaruar se janë dhunuar në familje 12 muajt e fundit kur janë intervistuar.

“Nga vrojtimi kombëtar me bazë popullatën, ‘Dhuna në familje në Shqipëri’, rezulton se 59.4% e grave (më shumë se 1 në 2 gra) janë shprehur se kanë pësuar dhunë në familje në martesë / marrëdhënie intime ‘gjatë jetës’.
Po ashtu dhe 53.0% e grave (1 në 2 gra) po përjetonin dhunë në familje ‘aktualisht’ (brenda 12 muajve para intervistës)”, thuhet në raportin e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *