Tregtarët e Korçës sërish në protestë, ulin qepenat e tyre

Rritja e taksave dhe presioni i tatimeve ka bërë që tregtarëte Korçës të protestojnë sërish duke ulur qepenat e tyre. Protesta e sotme vjen pas vendimit të bashkisë së qytetit për kufizimin e biznesit në zonën e pazarit të vjeter.

Në bashkëpunim me pronarët e këtyre dyqaneve, Bashkia ka rënë dakord për t’i dhënë një tjetër drejtimi 140 lokaleve dhe haneve te njohura te pazarit. Por kjo është kundërshtuar nga tregtaret, pjesa me e madhe te e cilëve i kanë me qera ambientet.

Pas kthimit në identitet të një prej pazareve më të vjetra në rajonin e Ballkanit, me një vlerë prej 5 milion dollarësh, Bashkia kërkon ta bëjë atë sa me te vizitueshëm nga turistët.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *