Tour Radar reklamon turizmin në Shqipëri

Shqiptëria është përzgjedhur nga blogu “Tour Radar”, si një nga destinacionet ku turistët mund të kryejnë tre Aventura mbresëlënëse.

Të ndarë me paketat specifike, numri një renditet turi i ngjitjes ose i ecjes në Valbonë. Sipas faqes së njohur, nëpërmjet një udhëtimi të tillë vizitohen dy shtete, përfshirë edhe Kosovën, pasi një ndalesë do të behet në Prizren. Ky tur zgjat 6 ditë.

Një tjetër tur i marketuar, po në kuadër të ofrimit të turizmit të aventurës, është ngjitja në malin e Kelmendit. Turi zgjat 8 ditë, përfshin edhe 6 pika të tjera turistike në vend.

I treti destinacion që Tour Radar ofron për të gjithë të pasionuarit e turizmit të natyrës është Thethi, për të cilin shkruan: “Shijoni Thethin me të gjithë shkëlqimin e tij”. Kjo shëtitje turistike zgjat 8 ditë, përfshire edhe vizitën në Tiranë, Shkodër dhe Lezhe.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *