Tmerrohen qytetarët, kufomat “notojnë” në bregdetin e Durrësit

Tmerrohen qytetarët, kufomat “notojnë” në bregdetin e Durrësit

Në pak muaj në Shqipëri nis problemi i plazhit, Durrësi është ndër më të preferuarit, por duket se ky plazh nuk është akoma gati.

Gjatë ditës së sotme në bregdetin e Durrësit deti ka nxjerrë një kalë të ngordhur dhe një dele.

Nuk dihen arsyet apo kushtet në të cilat kafshët janë vrarë, por mbetjet e tyre, trupa të ngordhur, nuk janë aspak higjienike.

“Përshëndetje JOQ! Ndërkohë në plazhin e Durrësit një dele dhe një kalë i ngordhur, askush nuk merr masa për t’i hequr. E tmerrshme! Në një distancë prej 50 metrash dy kafshë të ngordhura.”

Kafshët e ngordhura do shqyhen nga qentë endacakë dhe kështu mbetet t’i themi infeksioneve: Mirë se vini në Shqipëri!”, është mesazhi i publikuar.