Tjetër tender nga OSHEE, harxhon 80 mln për GPS për makinat

Vijojnë abuzimet me fondet publike ku OSHEE po shpërdoron miliona para nga buxheti i saj. Pas tenderave të dyshimta, OSHEE do pajisë me GPS 400 automjete, që janë marrë me qira nga kjo kompani, raporton ‘Shqiptarja.com’.

Për futjen e kësaj teknologjie, OSHEE do të shpenzojë 80 milion lekë të vjetra, e cila do i kalojë kompanisë që ka fituar tenderin ”A-T-D -Albanian Technology Distribution”, që administrohet nga Nursen Metuli, Rogert Jashari dhe Erjon Basha.

Numri i pajisjeve në të cilat do ofrohet shërbimi do kryhet në 400 automjete. Ky sistem do i japë mundësi OSHEE të monitorojë vendndodhjen e automjetit në distancë në çdo moment.

Informacion i detajuar për çdo makinë :Identifikimi i mjetit, shpejtësinë e lëvizjes, nëse është ndezur ose fikur, adresën e vendndodhjes. Raporte për kilometrat e përshkruara, orët e punës, shpejtësinë maksimale dhe shpejtësinë mesatare, orët e qëndrimit me motor ndezur pa lëvizur. Përllogaritja e karburantit të konsumuar.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *