“Tirona Fanatics” protestë kundër Veliajt: S’bohet Tirona me lekët e mamit

Tifogrupi i Tiranës, “Tirona Fanatics”, bojkotoi sot skuadrën në takimin kundër Flamurtarit.

Qindra tifozë protestuan pranë stadiumit “Selman Stërmasi” me pankarta në duar kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ata kanë kontestuar gjithashtu drejtuesit e klubit bardheblu, donatorin, drejtorin teknik dhe bordin këshillues.

“Tirona Fanatics” theksojnë se ekipi i tyre i zemrës është në këtë gjendje për shkak të menaxhimit të keq dhe mashtrimit.

Disa nga parullat e tyre ishin: “Afër Tironës, larg Mashtrimit”, “Nuk bëhet Tirona me lekët e Mamit”. Tifozët bardheblu janë zhgënjyer nga ekipi i tyre që nuk fiton prej 2014-s me Partizanin, ekip i cili i mposhti edhe në derbin e fundit të luajtur në “Qemal Stafa”.

bwDZHJHl

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *