The Economist kritika Ramës: Qëndrimi i tij ndaj emigrantëve, armiqësor

Gazeta e njohur ndërkombëtare “The Economist”, ka publikuar një artikull rreth krizës së refugjatëve në të cilën mund të përfshihet Shqipëria, ku nuk kursehen as kritikat për kryeministrin Edi Rama. Gazeta e fillon shkrimin duke i rikujtuar qeverisë shqiptare se të paktën 1 milionë shqiptarë jetojnë jashtë dhe në kohën e emigracionit ata u mikpritën nga vendet fqinje. Kritikë e ashpër vjen për deklaratën e kryeministrit se “Shqipëria nuk do t’i hapë dyert për refugjatët”, duke e quajtur si qëndrim armiqësor ndaj emigrantëve.

“The Economist” shkruan edhe për itenerarin e ri që mund të kalojë nëpër shqipëri, ndërsa thekson se “qarkullojnë sëra që mafiozët shqiptarë po kërkojnë të blejnë gomone për të transportuar emigrantët në Itali, ashtu siç bënë me mijëra kurdë në vitet ’90”. Sipas prestigjozes britanike ky trafik nuk ka nisur ende dhe në Adriatik kalojnë vetëm super –skafe të ngarkuar me drogë. “Shumë emigrant në Greqi kanë dëgjuar se Shqipëria është e rrezikshme dhe se nëse nuk plaçkiten apo vriten nga mafia, rrezikojnë disa vjet burg.

Muajt e fundit vetëm disa qindra kanë kaluar”, shkruan “The Economist”. Gazeta britanike përmend dhe faktin e dërgimit të policëve shtesë për të ruajtur kufinjtë e Shqipërisë, ndërsa thekson edhe premtimin e Italisë për ndihmë në njerëz dhe pajisje për të ndihmuar në tokë e në det. “Por Edi Rama, kryeministri shiqptar, thotë se vendi i tij nuk do t’i hapë dyert për refugjatët. Kështu, një tjetër vend në Ballkan, edhe pse thellësisht armiqësor ndaj refugjatëve që po i ikin luftës, mund të preket nga kriza e tyre. Fakti që kaq shumë shqiptarë janë mikpritur jashtë vendit, mund të shërbejë shumë pak”, e përfundon shkrimin prestigjozja “The Economist”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *