Tensionohet situata te ‘Treni’, banorët përleshen me policinë

Është tensionuar situata në zonën e Stacionit të Trenit. Banorët kanë goditur me sende të forta policinë, pasi nuk kanë lejuar që fadroma e IKMT-së të prishë objektin e parë, një market në këtë zonë. Nga situata e krijuar mësohet se 3 gra kanë humbur ndjenjat.

Protesta e banorëve të zonës së ‘Trenit’ ka nisur për të disatën ditë mëngjesin e sotëm. Ata kanë bllokuar rrugën dhe janë shprehur të vendosur për të vazhduar deri në fund rezistencën e tyre.

Në zonën ku do ndërtohet Bulevardi i ri i Tiranës janë mbledhur fadromat e IKMT-së dhe spt pritet të nisë shembja e 10 shtëpive. Por, banorët kanë bërë rezistencë, ndërkohë që shtëpitë nuk i kanë boshatisur.

Banorët kundërshtojnë dëmshpërblimet, pasi sipas tyre nuk u mjaftojnë për të ndërtuar një banesë tjetër. Ditën e djeshme ata zhvilluan një takim me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, i cili nuk ka pranuar kërkesën e tyre për ndërtimin e një pallati vetëm për ta. Pas kësaj banorët deklaruan se do të përshkallëzojnë protestat.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *