Tekstet shkollore falas, kategoritë e nxënësve që përfitojnë dhe familjet e shtuara për herë të parë

Tekstet shkollore falas, kategoritë e nxënësve që përfitojnë dhe familjet e shtuara për herë të parë

Kanë mbetur vetëm tri javë nga nisja e vitit të ri shkollor 2017 – 2018 për arsimin parauniversitar dhe këto ditë të fundit të muajit gusht, prindërit dhe nxënësit presin tekstet e reja. Sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit, procesi i shpërndarjes së teksteve nis më 25 gusht dhe parashikohet të përfundojë më 10 shtator, me qëllim që dita e parë e shkollës t’i gjejë të gjithë të pajisur me libra.

Edhe këtë vit janë parashikuar një sërë kategorish që do t’i përfitojnë tekstet falas, bën me dije MAS. Veç kategorive në nevojë, këtë vit janë shtuar edhe familjet që kanë mbi 3 fëmijë, që ndjekin arsimin parauniversitar. Për këtë qëllim, qeveria ka ndarë 310 milionë lekë, që parashikohet të mbulojnë nevojat me tekste për rreth 100 mijë fëmijë. Ministria gjithashtu bën të ditur se ka marrë të gjitha masat për shmangien e vonesave, problemeve me pullat certifikuese të librave apo radhët e gjata të prindërve në librari.

RIMBURSIMI

Të gjithë prindërit, pa përjashtim, duhet fillimisht t’i blejnë tekstet shkollore në periudhën e përcaktuar. Duhet të ruajnë faturën, pasi nëse janë pjesë e kategorive përfituese, duhet ta dorëzojnë për t’u kompensuar nga MAS-i.
Kategoritë që përfitojnë tekste falas janë nxënësit që vijnë nga komuniteti rom apo komuniteti egjiptian, viktimat e trafikimit, nxënës që janë në institucionet e paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit, nxënës që vijnë nga familje që janë me ndihmë sociale, si dhe familjet me më shumë se 3 fëmijë.

Ndarja e teksteve nga distributorët do të nisë këtë të premte në pikat e autorizuara shumë pranë shkollave. Për të lehtësuar këtë proces, MAS ka vënë në dispozicion të distributorëve edhe mjedise të shkollave. Specialistët e arsimit apelojnë prindërit që përpara se të kryejnë blerjen, të shikojnë katalogun e miratuar nga ministria, i cili tashmë është i afishuar edhe në shkolla.

“Shitja e teksteve bëhet nëpërmjet njësive tregtare të shitjes së librave ose në pika të tjera pranë shkollave, nga subjekte të licencuara. Me kërkesën e botuesve, drejtoritë e shkollave janë të detyruara të vënë në dispozicion falas një ose dy ambiente për shitjen e teksteve shkollore. Ato duhet të kenë detyrimisht pullën me hologramën e MAS”, përcaktohet në urdhrin e Ministrisë.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *