Sulmohet me thikë në fytyrë oficeri i policisë. Gjendet i braktisur në rrugë

Një oficer policie është sulmuar me thikë dhe më pas është braktisur në zonën e Unazës së Madhe në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ndërsa policia është duke hetuar në lidhje me këtë ngjarje.

Burime policore deklaruan se rreth orës 03:50 minuta të mëngjesit të sotëm, “është gjetur i dëmtuar në pjesën e fytyrës dhe të duarve me mjete prerëse Gjergj M., 31 vjeç, efektiv në Komisariatin e Policisë Nr. 6”.

Policia ka bërë të ditur se, personi i është dërguar në spital me makinë nga qytetar të rastit. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkaq nuk bëhet e ditur se në ç’gjendje shëndetësore ndodhet aktualisht oficeri i policisë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *