Studimi: Ndryshimet klimaterike do të rrisin vdekshmërinë në Shqipëri

Sipas një studimi, në Shqipëri deri në vitin 2050 mund të vdesin afro 250 njerëz në vit si pasojë e ndryshimeve në dietën ushqimore për shkak të klimës.

Studimi i fundit mbi ndryshimet klimatike tregon se në të gjithë botën 500.000 njerëz në vit, mund t’i thonë lamtumirë kësaj bote.

Shqetësues është fakti se Evropa është më e prekura, ku Greqia dhe Italia kanë gjithashtu shifra alarmante me respektivisht 124 dhe 89 vdekje për një millionë banorë në vit. Ndryshimet ekstreme të motit, si përmbytjet dhe temperaturat e larta, sipas ekspertëve të studimit të publikuar në “The Lancet medical journal”, do të shkatërrojnë të mbjellat dhe sigurimi i ushqimit mund të pakësohet me një të tretën deri në vitin 2050.

Kjo do të çonte në një ulje prej 99 kalorish për person në ditë, duke ndikuar drejtpërdrejt në peshën trupore të njeriut. Në ndryshim nga modelet e tjera, në këtë studim shihet cilësia dhe jo vetëm sasia e ushqimit të disponueshëm në një planet më të nxehtë dhe implikimet e tij në shëndetin e njerëzve.

Ngritja e temperaturave dhe ulja e sasisë së reshjeve ne vend, sigurisht që nuk janë në favor. Në raportin e Bankës Botërore thuhet se këto ndryshime do të ndodhin kryesisht gjatë muajve të verës. Maksimumi i reshjeve do të shkojë në 6.9 mm në vitin 2050 me një rënie prej 23 mm gjatë muajve të verës, duke i dëmtuar kështu produktet e sezonit. Ndërkohë që për vitin 2100 parashikohen ulje akoma më drastike me gati 54 mm në muajt e verës. Çka tregon edhe një herë ndikimin e madh që do të kenë ndryshimet klimatike në vend, duke ulur kryesisht prodhimin e fruta-perimeve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *