Stafi i Edi Ramës kërcënon Eduard Ndocajn: Mos u digj edhe ti

Deputeti Eduard Ndocaj ka marrë mesazhe kërcënuese në Facebook nga një adresë më emrin “Stafi i Edi Ramës”, fill pas leximit të një statusi të tij, në emisionin “Opinion”, ku parimisht Ndocaj mbron Blushin në debatin me Ramën.

Në mesazhin dërguar Ndocajt “Stafi i Edi Ramës” e akuzon se po bën lojë meditiake, se po tenton të bëhet i famshëm duke iu kundërvënë PS-së. Sakaq ata i kujtojnë se Rama e bëri deputet dhe se mund ta heqë.

Por ajo që nuk dihet është vërtetësia e adresës, nëse është apo jo stafi real i Ramës ai që i dërgon Ndocajt mesazh në Facebook.

Ja sms e kercenimit

Pas mbarimit te emisionit Opinion te dedikuar per perplasjen Rama-Blushi dhe ku Blendi Fevziu lexon nje status te shkruar nga deputeti Ndocaj qe mbron parimishte blushin, me mesazh private po ne facebook e z. Ndocaj me emrin “Stafi i Edi Rames” vjen mesazhi i meposhtem. Po e publikojme per ta komenentuar qytetaret, socialistet dhe mediat!

Përshëndetje Eduart!

Jemi baza e PS , Selia qendrore Tiranë.

Të shkruajmë sepse na çudit ‘loja’ jote mediatike, pra po i kundërvihesh PS për t’u bër i famshëm dhe për të dalë në media!

Mos harro: Edi Rama të bëri deputet, Edi Rama të dha mundësinë të hysh në politike, ti ke të drejtën të japësh mendimet tuaja rreth PS por jepi në kryesi jo në media, sepse kur shan PS në media duket qartë që e bën për Shoë!

Kujdes: Edi Rama të bëri deputet, Edi Rama mund të të heq mandatin smile ikonë emocionale

Mos u kruaj në luftën politike mes Ramës dhe Blushit, Blushi do të digjet , është mandati i fundit i tij si deputet, mos i ‘digj’ edhe ti!
Kujdes me fjalët që thua!
E.F !

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *