Sot seanca parlamentare. Opozita lajmëron bllokim të punimeve

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën plenare të radhës. Në rend ditë janë miratimi i disa projektligjeve.

Në seancën e sotme pritet të diskutohet edhe Raporti i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh me objekt: “Konstatimi i mbarimit të mandatit të deputetit Rakip Suli dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë me mandatin e deputetit”.

Ndërkohë Partia Demokratike është e vendosur në kursin e saj të për të mos lejuar kuvendin të zhvillojë seancë normale, deri në plotësimin e kushteve të saj.

Demokratet i kërkojnë shumicës të pranojë ndryshimin e ligjit të dekriminalizmit që lidhet me ndërprerjen e mandatit të zyrtarit, nëqoftëse ai arrestohet në flagrancë për një krim kundër jetës, ndryshimin ne ligjin për komisionet hetimore që synon pamundësinë e bllokimit të tyre, dhe dërgimin në gjykatë kushtetuese të 3 mandateve të deputetëve të cilët akuzohen për shkelje të Kushtetutës.

Nëse shumica vendos të mos i pranojë këto kërkesa sjellja e opozitës do të jetë e njëjtë me atë të dy javëve më parë, bllokim i Kuvendit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *