Skandaloze! Mësuesi bën për spital 12 nxënës. Ngjarja në Dibër

Vazhdon dhuna skandaloze nëpër shkollat shqiptare. Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë 9-vjeçare në Gollobordë të Dibrës. Mësohet se personazh është bërë një mësues, i cili në gjendje të dehur ka rrahur 12 nxënës të klasës së tretë. Incidenti është shënuar në shkollën 9-vjeçare “Orzhanov” në Ostren.

Sipas informacioneve, mësuesi Adil Muça ka qenë nën ndikimin e alkoolit gjatë një ore mësimi, e më pas ka ushtruar dhunë ndaj të miturve, një prej të cilëve përfundoi dhe në spital. Kanë qenë vetë prindërit e nxënësve ata që kanë bërë denoncimin në polici, e cila nisi menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes.

Sakaq, sapo u njohën me rastin, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Bulqizë shkuan për inspektim në shkollën në fjalë ndërsa mësuesi u pushua nga detyra. Ndërkaq, vijojnë ende hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Kjo nuk është hera e parë që në shkollat në vendin tonë ushtrohet dhunë, raste që janë bërë publike edhe në media.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *