Skandali, Rubiku pa Urgjencë, 8 mijë banorët i drejtohen Lezhës

8 mijë banorëve të Rubikut u duhet të udhëtojnë deri në qytetin e Lezhës për çdo urgjencë shëndetësore.

Reforma e Ministrisë së Shëndetësisë i ka hequr prej dy vitesh kësaj zone urgjencën, ndërsa qendra shëndetësore e Rubikut qëndron e hapur deri në orën 23:00.

Banorët shprehen se në këtë situatë jeta e tyre është në rrezik kur sëmuren, ndërsa i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë që të rikthejë urgjencën në këtë zonë.

” Është problem, unë jam me tension. Ka boll me tension, ka boll të sëmurë që për një gjilpërë apo serum vdes. Kam shkuar unë personalisht natën, qendra e mbyllur” është ankuar një tjetër qytetare.

Infermierja e Qendrës Shëndetësore në Rubik thotë se ka raste të shumta të qytetarëve të cilët sëmuren gjatë nates, duke kërkuar shërbim urgjence.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *