Skandali/ Punonjësit e burgut u vënë gjoba të burgosurve që kërkojnë leje

Skandali/ Punonjësit e burgut u vënë gjoba të burgosurve që kërkojnë leje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit denoncon sjelljen e punonjësve në burgun e Rrogozhinës.

Berisha shkruan se të burgosurve u merren gjoba për të drejtat që u takojnë. Ndërkohë qytetari dixhital pohon se të burgosurve nuk u jepet leja po nuk paguan juristin.

DENONCIMI I BERISHËS
Te burgosurit i rrjepin ne gjoba per te drejtat qe u takojne!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mirembrema doktor Berisha !
Do t’ju lutesha shume postojeni.
Jam nje familjar nga Durrësi i nje te denuari ne burgun e Rrogozhines. Ai sa here qe behet per leje, Juristi pa i derguar leket nuk e nxjerr njeri edhe pse i takon me ligj. Pak se po i mbajme me te hame e te pime edhe mrena nburg por edhe ate cfare ju takojne sjua japin. Kur ishte ne burgun e Fushe Krujes me keq akoma.
Faleminderit i nderuar doktor:
Anonim se nuk e qiten mo me leje
Te lutem postoje tek ty”