Skandali i radhës në shendetësi, mungojnë epruvetat për analizat”

Skandali i radhës në shendetësi, mungojnë epruvetat për analizat”

Deputeti demokrat i Shkodrës Bardh Spahia, ka denoncuar në një shënim të tij në rrjetet sociale mungesën sipas tij të epruvetave për analizat në laboratorët e analizave mjekësore.

Ai denoncon faktin e privatizimit të bërë nga qeveria aktuale, të laboratorëve të analizave mjekësore si një dështim të madh

‘Skandali i radhës në shëndetësi’, shkruan Spahia.

Ja postimi i deputetit të PD-së, Bardh Spahia:

Mjekët të shqetësuar për jetën e pacientëve ankohen për situatën e dëshpëruar në të cilën janë të detyruar tu shërbejnë këtyre pacientëve. Në laboratorët e QSUT mungojnë prej ditësh epruvetat për analiza.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë qendër shëndetësore të vogël në ndonjë fshat të vendit por për laboratorin me të madh ku çdo ditë përplasen qindra të sëmurë në nevojë. Dhe kjo ndodh ndërkohe që ka hyrë në zbatim dhënia me koncesion e laboratorëve ku nga 18 që duhej të funksiononin janë hapur vetëm 3.

Në një kohë kur nga 1 milion euro në vit që paguante shteti për sistemin e laboratorëve sot i detyrohet privatit 8 milionë euro. Të nderuar miq. Në Shëndetësinë e rilindur ministrat ndërrohen, vetëm vjedhja dhe papërgjegjshmëria nuk ndryshon.