Skandal/Familja e burrit filmon nusen e djalit në shtrat me një tjetër, akti në sy të fëmijëve (Video)

Skandal/Familja e burrit filmon nusen e djalit në shtrat me një tjetër, akti në sy të fëmijëve (Video)

​Me zë dhe figurë sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, ka ardhur dëshmia për një tradhti bashkëshortore, por më e keqja është ajo e marrëdhënieve të konsumuara në sy të dy fëmijëve të mitur 9 dhe 5 vjeç.

Familja Nacaj nga Kopliku ka qenë ajo që ka denoncuar nusen e djalit të tyre, të cilën e kanë filmuar teksa e kanë kapur në dhomën e gjumit të vjehrrit me të dashurin, ndërsa djali i tyre, burri i protagonistes është në SHBA prej 4 vitesh.

Ka qenë kunata dhe burri i saj që kanë hyrë në dhomë, më pas edhe persona të tjerë. Të qarat e fëmijëve janë ato që drithërojnë çdo zemër, pavarësisht se shumë mund ta shikojnë si një dukuri që ndodh rëndom.

Dialogu

Nusja (ulur në krevat pasi dikush hyn në dhomë): Fike dritën mor burrë i dheut

Kunata: Pse s’ma hape derën?

Nusja: Pse me hap derën? Më trembe, jam pa sutjena a merr vesh?

Kunata: Pse pa sutjena, pse fle pa sutjena në sy të fëmijëve

Kunata: Kush është këtu (ngre batanijen)

Nusja: Askush.

Kunata: Këto këmbë të kujt janë?

Nusja: Të askujt.

Familja e burrit: Jo të dikujt janë, të kujt? (I çojnë çarçafin, zbulohet i dashuri dhe nusja nudo. Nusja e mbulon)

Kunata: Mbuloje mirë, ja pafsh hajrin.

(Burri i kunatës e qëllon nusen në kokë. Fëmijët në dhomë nisin të qajnë, të bërtitura)

Nusja: Mos filmoni asgjë! (I dashuri lakuriq duke u veshur)

Kunata: A të ka pëlqyer? I pafsh hajrin. Këta fëmijë mi lini rehat se janë të vëllait tim.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *