Skandal me akreditimin e universiteteve, 2 shkolla private me lidhje të forta me qeverinë

Qeveria shqiptare nënshkroi para disa ditësh një marrëveshje 14-mujore me vlerë 700.000 euro me Agjencinë e Garantimit të Cilësisë së Arsimit me qendër në Britani. Kjo agjenci do të kontrollojë universitetet publike dhe private në Shqipëri mbi cilësitë dhe standardet akademike dhe në fund do të bëjë edhe një renditje (rankim) sipas avantazheve të tyre.

Deri këtu, përveç një vonese 14-mujore nga vizita e parë e anglezëve dhe anullimi i marrëveshjes fillestare, duket se ka dyshime të forta mbi përzgjedhjen e kësaj agjencie, pasi ajo ka qenë propozimi i vetëm dhe i pakontestueshëm që Këshilli Britanik i ka bërë qeverisë shqiptare.

Qeveria ka përzgjedhur 4 universitete publike në Tiranë, Kamëz, Elbasan dhe Vlorë dhe dy private që janë Marin Barleti dhe UET. Kjo përparësi për t’i kontrolluar të parët është e lidhur me faktin që vitin e ardhshëm akademik studentët do të jenë të mirëorientuar për të zgjedhur vetëm këto dy institucione jo publike të arsimit të lartë sepse do mbisundojë slogani i reklamës “e ka kontrolluar anglezi”.

Jo pa qëllim, të dy këto universitete kanë lidhje të forta interesi me Ministrinë e Arsimit, ku siç dihet UET u favorizua për doktoraturat, duke bllokuar kuotat shtetërore, si dhe pritet që ligji i ri t’i japë thela të majme financimit publik. Por, edhe Marin Barleti është po ashtu një institucion ku punësimi dhe drejtimi i tij i mëparshëm nga funksionarë të lartë aktualë të Ministrisë së Arsimit e bën këtë shkollë të vendoset në dy institucione private më të privilegjuara që nesër do reklamohen si avangardë në sistemin arsimor.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *