Siriani në Konicë: Shqipëria të na ndihmojë të kalojmë kufirin

Konica është shndërruar në kampin më të ri të refugjatëve sirianë, duke strehuar 162 persona të larguar nga fushë betejat e Sirisë.

Gjimnazi publik i Konicës është kthyer në strehën e tyre. Mahmudi është një prej shumë të rinjve që i ka shpëtuar luftës dhe është në kërkim të rrugës për në Gjermani, të cilën ai thotë se synon ta arrijë përmes Shqipërisë.

Permes TopChannel ai apelon shtetin shqiptar që të hapë kufijtë.

“Unë jam nga Siria, nga Daria. Erdhëm në Konicë për të ikur në Europë. Kemi ardhur këtu se mbase Shqipëria na ndihmon të kalojmë përmes saj, prandaj jemi kaq afër kufirit shqiptar. Aktualisht nuk kemi në plan të lëvizim, por shpresojmë që qeveria shqiptare të na presë e të na ndihmojë të kalojmë kufirin. Shpresojmë që nga Shqipëria të kalojmë në Itali e në fund në Gjermani. Të gjithë kufijtë na janë mbyllur, si në Hungari ashtu edhe në Maqedoni, prandaj jemi këtu në kufirin shqiptar”, thotë Mahmud.

“Unë kam një mesazh për qeverinë shqiptare nga gjithë sirianët që ndodhen këtu në Konicë, të na ndihmojë të kalojmë nëpërmjet Shqipërisë në vendet e tjera për në Gjermani”, apelon refugjati.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *