Sirianët nisen drejt Shqipërisë, tre autobusë me refugjatë mbërrijnë pranë kufirit

Duket se emigrantët nga Lindja e Mesme po afrohen në territorin e Shqipërisë. Pranë kufirit Greqi- Shqipëri kanë mbërritur pasditen e sotme refugjatët e parë. Mediat greke konfirmojnë se tre autobusë me 162 refugjatë kanë mbërritur në Konicë.

“Konica është rajoni i parë që pret emigrantë në kufirin verior. Emigrantët do akomodohen në një qendër komunitare”, shkruajnë mediat greke.

Pas mbërritjes së emigrantëve sirianë në Konicë, Këshilli i qytetit vendosi t’i ndihmojë.
Mediat greke shkruajnë se emigrantët sirianë u mirëpritën nga kreu i komunës.

Ndërkaq, banorët e Konicës ofruan ndihma në ushqime dhe rroba, pasi mësohet se refugjatët e mbërritur janë kryesisht gra dhe fëmijë.

Nga porti i Pireut pritet të transferohen deri nesër 1000 refugjatë, ndërsa dy ekipe të OKB-së po punojnë për t’i informuar refugjatët si të aplikojnë për azil.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *