Sindikalistët: Mungesa e karburantit ka paralizuar transportin hekurudhor

Ka pothuajse 4 që nuk funksionon transport hekurudhor në Durrës.

Denoncimi vjen nga Sindikatat e hekurudhave. Sipas sindikalistëve shkaku kryesor i paralizës së trenave është mungesa e karburantit për të lëvizur.

“Ka 4-5 ditë që trenat e udhëtarëve nuk qarkullojnë më për arsye se i ka mbytur borxhi, nuk ka karburant. Punonjësit po punojnë me kushte mizerabël.

Kjo gjendje, sipas sindikalistëve po çon drejt falimentit sektorin hekurudhor”,Osman Meta

“Hekurudha shqiptare ka që të premten që është mbyllur për arsye karburanti dhe mosmënaxhimi drejt i hekurudhës. Hekurudha është ku thërret kiameti, prandaj u bëjmë thirrje edhe punëtorëve që sa më bashkangjitur sindikatës ta çojmë drejt një lëvizje të fortë sindikaliste, se këta janë indiferentë të mëdhenj”, Shaqe Dervishi

Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave Shqiptare, Genc Alizoti, pranon ndërprerjen e transportit të udhëtarëve, ndërsa sqaron se situata do zgjidhet shumë shpejt.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *