Shteti që ka më shumë emigrantë shqiptarë, sa para sjellin ata në atdhe

Shteti që ka më shumë emigrantë shqiptarë, sa para sjellin ata në atdhe

Paratë që emigrantëtët, të cilët punojnë jashtë vendit kanë sjellë tek të afërmit e tyre në fshatrat dhe qytetet shqiptare në gjashtë muajt e parë të vitit kanë shënuar rritje të lehtë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve për periudhën janar-qershor ishin 298 milionë euro, me një rritje të lehtë prej 3% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2016.

Që prej vitit 2013, kur remitancat arritën nivelin më të ulët të dekadës së fundit, duke sinjalizuar fundin e një cikli, teksa emigrantët e larguar prej vitesh po i shkëpusnin lidhjet me vendin mëmë, ato filluan të rriten në mënyrë të papritur në 2014-n e më tej, ndonëse me ritme të ngadalësuara. Kjo tendencë reflektoi rigjallërimin e ciklit të emigracionit, teksa duke filluar nga viti 2014, bilanci neto i emigracionit filloi të përkeqësohej sërish. Vetëm në vitin 2015, numri i atyre që kërkuan azil në shtetet e BE-së arriti në 67 mijë persona.

auto_monitor1505236873

Më pas ai ka rënë ndjeshëm, por shqiptarët vijojnë të renditen të parët në kërkesat për azil sidomos në Gjermani e Francë. Ndonëse një pjesë e konsiderueshme e tyre kthehen, teksa Shqipëria nuk është në listën e vendeve me rrezik dhe përparësi kanë emigrantët që i ikin luftës, një pjesë e tyre arrijnë të qëndrojnë dhe të integrohen gradualisht, por gjithnjë me kokën pas.

Pas viteve ’90, prurjet e emigrantëve kanë qenë një burim i rëndësishëm për financimin e konsumit dhe zbutjen e varfërisë, sidomos në zonat e thella rurale.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera. Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë. Në Gjermani dhe Kanada ka nga 20 mijë emigrantë secili dhe në Mbretërinë e Bashkuar, 10 mijë.

Sipas Censusit të fundit të INSTAT-it, rezidentë në Shqipëri janë rreth 2.86 milionë banorë, çka nënkupton se ata që kanë ikur jashtë përbëjnë 40% të atyre që banojnë në vend./Monitor/

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *