Shteti i merr Vehbi Alimuçës ish hotel Drinin, pritet të kthehet në zyra

Shteti shqiptar ka fituar gjyqin me ish bosin e firmës piramidale VEFA, Vehbi Alimuçaj për pronësinë e ish-hotel “Drinit” në qendër të Tiranës.

Kjo godinë, prej më shumë se 20 vitesh ka qënë s igërmadhë. Por tani ajo do të rikonstruktohet dhe do të kthehet në zyra.

Sipas gazetës “Shqip” qeveria do të shpenzojë 1 milion USD, me qëllim rikonstruksionin e këtij objekti, për ta shndërruar në zyra. Komisioneri për të drejtën e Informimit paraqiti në Agjencinë e Prokurimit Publik një plan për shndërrimin e kësaj godine.

Hoteli iu bllokua Vehbi Alimuçës pas falimentimit të shoqërisë rentiere. Ish bosi i VEFA-s, i dënuar për mashtrimin e mijëra shqiptarëve, kërkonte nga gjykata pronësinë mbi ish-hotel “Drinin”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *