Shqipëria ka TVSH-në më të lartë të ushqimeve në Evropë

Shqipëria ka TVSH-ne më të lartë të produkteve ushqimore në rang evropian.

Në vendet e BE, masivisht TVSH e produkteve ushqimore luhatet nga 2.5% deri në 6 %, me e vogël. Diferencimi i TVSH për ushqimet që tashmë aplikohet në të gjitha vendet e BE shkon me politikat sociale që këto vende kanë ndjekur për të lehtësuar ngarkesën fiskale për shtresat e varfra.

Në Shqipëri partitë që administrojnë qeverisjen kanë pasur gjithmonë në programet e tyre zgjedhore plan për reduktimin e TVSH në dy nivele për të afruar një taksim më të ulët për ushqimet.

Por kjo politikë nuk arritur të materialozhet nga asnjë grupim politik për shkak se nuk është lejuar nga institucionet ndërkombëtare me të cilat kemi marrëveshje. Diferencimi me dy nivele bëhet shkak për evazion fiskal, pasi Shqipëria ende nuk ka struktura të konsoliduara fiskale për të ndaluar këtë rrjedhje.

Ministria e Bujqësisë që në vitin 2014 i pat propozuar Ministrisë së Financave që të merrte në konsiderate diferencimin e TVSH për ushqimet si një mënyrë kjo edhe për nxitjen e prodhimit dhe tregtimit të prodhimeve bujqësore vendase.

Sipas arsyetimit të Ministrisë së Bujqësisë në atë kohë, diferencimi i tatimit do të lehtësonte formalizimin në bujqësi që është në nivele alarmante aktualisht.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *