Shqipëria biseda sekrete me Athinën për emigrantët

Qeveria shqiptare është duke zhvilluar bisedime sekrete me Athinën dhe Romën për çështjen e refugjatëve sirianë. Siç raportohet në mediat greke dhe italiane, kalimi i tyre nëpërmjet Shqipërisë po bëhet i pashmangshëm.

Qeveria greke njoftoi se do të fillojë vendosjen e refugjatëve të parë sirianë, vetëm pak kilometra nga kufiri me Shqipërinë. Të paktën 70 mijë pritet të jenë të bllokuar në Greqi në muajt në vazhdim, ndaj qeveria helene ka filluar të mendojë shpërndarjen e tyre.

Burime të Ministrisë së Jashtme greke thonë se, edhe në nivel politik vazhdojnë negociatat me qeveritë e vendeve fqinje për vendosjen në Shqipëri dhe Bullgari të një numri të caktuar emigrantësh, nga 10 deri në 15 mijë për çdo vend.

I njëjti burim saktësoi se pala shqiptare nuk ka kthyer përgjigje negative, ndërsa kryeministri bullgar ka rënë dakord në parim për të ndihmuar Greqinë në përballjen e krizës humanitare që po afron.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *