Shoqëria civile protestë gjatë natës te Liqeni. Provokatorët rrahin aktivistët

“Duke përfituar nga orët e vona dhe errësira, policia e shtetit dhe ajo bashkiake kanë futur provokatorë midis aktivistëve të shoqërisë civile që po e gdhijnë të Parku i Liqenit dhe më pas ka ushtruar dhunë mbi ta”,- kështu pretendojnë dhjetra aktivistë të shoqërisë civile që kanë protestuar gjatë gjithë natës së mbrëmshme te Parku i Liqenit Artificial në Tiranë.

Ata me anën e fotove dhe videove të shpërndara menjëherë në rrjetet sociale, kanë bërë të mundur publikimin e dhunës brutale që është ushtruar mbi ta gjatë këtyre orëve, fillimisht nga policë të veshur civilë, e më pas edhe nga policë me uniform.

“Tani protestuesit e Parkut po rrihen edhe nga punonjesit e kompanive qe po shkaterrojne Parkun e Liqenit. DMTH Lali Er mashtrues, i paftyre legeni, me leket e taskave paguan kompani private per te betonizuar parkun dhe per te rrahur ata qe protestojne kunder betonizimit”,- thuhet në një prej komenteve që shoqërojnë fotot e hedhur në rrjet nga aktivistët e shoqërisë civile.

1606865_1573700879588585_3182280736484539690_n (1)

7687_1573700896255250_3119677853860167273_n

1606865_1573700879588585_3182280736484539690_n

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *