Shoqëria Civile në protestë pas betonit tek Liqeni: Nuk ndalemi nga protestat

Shoqëria civile ka nisur protestën te Parku i Liqenit, ndërkohë që sot nisi hedhja e betonit në zonën ku do të ndërtohet këndi i lojërave për fëmijë.

Aktivistët tentuan sërish sot të hyjnë në brendësi të parkut, por nuk u lejuan nga kordoni policor.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Ervin Goci, thotë se betoni po hidhet rrëzë pemëve me qëllim shkatërrimin e tyre.

Sipas Gocit, me këtë akt bashkia dha provat për betonizimin e parkut. “Ja ku është lumi i betonit. Ky beton përshkon gjithë pjesën e ndërtimit e kalon rrëzë pemëve, çka do të shkaktojë edhe shkatërrimin e pemëve. Parku ia fut në mes hekurudha e betonit. Bashkia dha provat duke betonizuar parkun. Me këto kushte parku nuk ka për t’u bërë. Bashkia nuk i ka marrë parasysh kërkesat tona me 6 pika.

Goci tha se që nesër aktivistët do të zaptojnë Parkun e Liqenit dhe do të kundërshtojnë çdo formë të hedhjes së betonit.

Bashkia e Tiranës ka bërë sot me dije se ka nisur shtrimi me stabilizant i pistës ku do të kalojë treni për fëmijë të moshës 1-3 vjeç.

Shoqëria civile ka paralajmëruar këtë të shtunë në orën 11:00 një marshim paqësor nga bashkia e Tiranës drejt Parkut të Liqenit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *