Shoqëria civile, marshim paqësor në orën 11.00 para Bashkisë: Kundër ndërtimeve te Liqeni

Shoqëria civile ka paralajmëruar për protestë ditën e sotme për të kundërshtuar punimet për këndin e lojrave brenda parkut të liqenit artificial të Tiranës.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, protesta do të zhvillohet para Bashkisë së Tiranës, e cila do të nisë në orën 11:00.

Protesta do të nisë si marshim, ku fillimisht do të grumbullohen para Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj dhe më pas do të zhvendosen drejt parkut të liqenit ku po kryhen punimet.

Gjatë këtyre dy ditëve, është denoncuar me foto dhe video se betonieret janë futur brenda rrethimit ku po kryhen punimet.

Deklarata

Këtë të shtunë në orën 11:00 do të nisim një marshim protestues paqësor nga Bashkia e Tiranës drejt Parkut të Liqenit, në mbrojtje të tij.

Ky marshim, përkundër dhunimit të vazhdueshëm policor dhe përbaltjes së vazhdueshme të pushtetit, tregon se ne, qytetarët e angazhuar, jo vetëm nuk kemi frikë, por nuk ndalemi kurrsesi në mbrojtje të Parkut, të vetmes hapësirë të gjelbër publike në Tiranë.

Ky marshim drejtohet kundër vizionit të rrezikshëm betonizues dhe arrogancës së përsëritur të kryebashkiakut dhe kryeministrit kundrejt shqetësimeve të drejta të qytetarëve.
Ky marshim drejtohet kundër shpërfytyrimit klientelist të qytetit, të qytetarëve dhe hapësirave publike, me besimin se një tjetër qytet, më i gjelbër, më solidar dhe i jetueshëm është i mundur për të gjithë ne.

NE KËRKOJMË NDALIMIN E MENJËHERSHËM TË PUNIMEVE.
NE KËRKOJMË TRANSPARENCË.
NE KËRKOJMË T’I RIKTHEJMË QYTETIN QYTETARËVE.

Prandaj, ju prindër e familjarë, miq e fqinjë, të rinj e pensionistë, studentë e aktivistë, bashkohuni në marshim. E shtuna është një ditë e madhe ku gjithsecili prej nesh mund të shprehë revoltën dhe dëshirën për ta ndryshuar në të mirën tonë qytetin ku jetojmë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *