Shoqëria civile i parashtron Manjanit disa propozime për Reformën në Drejtësi

Forumi i Shoqërisë Civile për Reformën në Drejtësi, përmes të zgjedhurve dhe përfaqësuesve të tij, gjatë një takimi me Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani kanë parashtruar ditën e sotme një sërë propozimesh lidhur me reformën në drejtësi.

Ministri Manjani u shpreh se mbetet përkrahës i bashkëveprimit mes shoqërisë, politikës dhe ekspertëve duke e cilësuar këtë bashkëveprim si një mundësi që do të krijonte klimën e besimit të publikut, veçanërisht tek gjyqësori.

Në vijim të takimit, Manjani është ndalur edhe në propozimin për ngritjen e Gjykatës së Pajtimit, duke vlerësuar se ky proces do t’i shërbente organizimit gjyqësor por në radhë të parë do t’i shërbejë organizimit të shoqërisë shqiptare.

“Kam qënë dhe mbetëm përkrahës dhe do ta suportoj shumë idenë e krijimit të Gjykatave të Pajtimit. Unë besoj që paqja është në traditën e shqiptarit. Neve na intereson për efekt të organizimit shtetëror, që ta lirojmë gjykatën normale nga ngarkesa ose nga mbingarkesa me çështje të cilat në thelb zgjidhen shumë më mirë apo shumë më thjeshtë. Të paktën në çdo bashki të re ne duhet të kemi një Gjykatë Paqtimi, me qëllim që njerëzve në komunitet t’u ofrohet mundësia e pajtimit. Nëse ky proces do të ndërtohet mirë, do të jetë një instrument shumë funksional për shoqërinë shqiptare por edhe për shtetin”, tha Manjani.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *