Shkullaku drejtor i ri i Top Channel?

Shkullaku drejtor i ri i Top Channel?

Largimi i Sokol Ballës nga drejtimi i lajmeve në Top Channel nuk është për herë të parë. Balla e ka mbajtur këtë post edhe në vitin 2005 deri në vitin 2009 për t’u rikthyer sërish në krye të lajmeve në Janar të 2016-ës.
Por shkarkimi i tij këtë herë vjen në një kohë kur kishin tërhequr jo pak vëmendje qëndrimet editoriale të Top Channel ndaj qeverisë “Rama”.

Për gati një javë Top Channel kritikoi ashpër kryeministrin Rama madje u përfshi edhe në një konflikt të drejtpërdrejt me të pasi kreu i qeverisë ju kundërpërgjigj. Por cili është shkaku i largimit të Ballës nga kush do të jetë pasuesi i tij?

Mësohet se Balla është shkaktuar për shkak se ka pasur një qëndrim të ndryshëm nga ai i Vjollca Hoxhës sa i takon linjës editoriale të televizionit. Në vend të tij është përzgjedhur Endri Xhafo, por kjo është një zgjedhje provizore.

Nuk dihet ende asnjë zyrtarisht por largimi i Ballës dhe pozicionimi i Top Channel në opozitë me Edi Ramën ka rikthyer sërish në skenë emrin e Armand Shkullakut. Ky i fundit njihet për opozitën e fortë kryesisht ndaj Edi Ramës.

Zgjedhja e Armand Shkullakut në krye të lajmeve të Top Channel është përfolur edhe një herë në vitin 2016. Madje ka pasur edhe diskutime konkrete mes gazetarit dhe Vjollca Hoxhës, por nuk dihet shkaku i dështimit të negociatave edhe pse qarkulluan zëra se kjo tratativë u bllokua nga ‘lart’. A do të realizohet këtë herë, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim./Politiko.al

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone