Shkon të blejë ilaçet, burri vdes brenda në farmaci

Shkon të blejë ilaçet, burri vdes brenda në farmaci

Një person ka humbur jetën në mënyrë të dhimbshme në Tiranë, teksa kishte hyrë në një farmaci për të blerë ilaçe.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’.

Brenda ambienteve të një farmacie ka vdekur 86-vjeçari F. A., banues në Tiranë.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pas një infarkti kardiak.

Pavarësisht tentativës për ti ardhur në ndihmë nga ana e farmacistes, i moshuari ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim.