Shkodranët i bllokojnë rrugën Ramës: Na dëmshpërble për prishjen e banesave

Dhjetra banorë të Shkodrës kan pushtuar sheshin para bashkisë së qytetit duke kërkuar një takim me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit ishte në një takim me kryebashkiaken Voltana Ademi.

Protestuesit i kanë kërkuar Ramës dëmshpërblim për prishjen e banesave të tyre për ndërtimin e stadiumit të ri.

Pas kësaj, Rama është ndular për t’i takuar dhe u ka premtuar dëmshpërblim. “Do të zbatojmë kerkesën e UEFA-s”- ka thënë Rama lidhur me projektin për stadiumin, ndërkohë që shtoi “Per cdo ndertesë që do shembet do të ketë demshpërblim”.

Protestuesit ishin vendosur para Bashkisë, e mes tyre kishte edhe qytetaret qe preken nga ndërtimi i stadiumit të Shkodrës, edhe të pakompensuarit për përmbytjet.

Por ka qenë polciia dhe Garda që nuk i ka lejuar banorët t’i afrohen Ramës. Banorët thanë se duan të takohen me Kryeministrin dhe se do ta presin deri sa të dalë nga Bashkia.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *