Shkoder, 12 mijë persona me probleme mendore vetëm në një vit

Alarmohen mjekët në Shkoder. Në dy muajt e fundit, 2500 vetë u diagnostikuan në Shkodër me probleme mendore. Sipas vetë mjekëve, shifrat janë jashtë normales.

Mjeku psikiatër i Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor, Gjon Preçi, pohoi se më e prekur nga çrregullimet mendore është grupmosha e mesme. Sipas Preçit, shtimi i numrit të pacientëve që vuajnë nga probleme mendore vjen për shkak të kushteve të këqija ekonomike.

“Vetëm këta 2 muajt e fundit, sipas statistikave numri i të sëmurëve me probleme mendore është mbi 2.500, pa llogaritur këtu ndihmën që u ofrojmë personave që kanë probleme të tilla nëpër banesa dhe në komunitet. është një situatë që i kapërcen kufijtë e normales, pasi nuk ka ndodhur gjatë viteve të tjera që kaq shumë persona të paraqiten dhe të marrin shërbim brenda një periudhe 2-mujore.

Zakonisht numrin më të madh të vizitave e kanë grupmoshat nga 20 vjeç deri në 55 vjeç. Kjo është frekuenca më e madhe e vizitave. Këto mosha kanë probabilitetin për të shfaqur çrregullime mendore më të shumta. Kjo për faktin se impakti që kanë jo vetëm në jetën e tyre, por edhe në familje është shumë më i madh”, – tha mjeku Gjon Preçi.

Gjithashtu, Preçi pohoi se është shqetësues fakti që numri i pacientëve me probleme mendore po vjen gjithnjë në rritje. Sipas tij, vetëm në vitin 2015, më shumë se 12 mijë persona kanë kërkuar shërbim të specializuar.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *