Shkëlqim Cani në ditën e tij të parë si deputet

Shkëlqim Cani, një ndër themeluesit e Partisë Socialiste, ish-Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe ish-Ministër i Financave deri përpara një jave, u ul dje në pjesën e sallës së Kuvendit, të cilën deri pak kohë më parë e shihte nga një pozicion më i lartë, në piedestalin e qeverisë në Parlament.

Sot Cani u ul si një deputet i thjeshtë, pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra, duke i faturuar kësisoj të gjitha mosarritjet ekonomike të vendit, që nga mosrealizimi i mbledhjes së tatimeve e deri te mosrealizimi i planit në dogana.

Pavarësisht se Drejtoreshat e Tatimeve dhe Doganave, i emëroi vetë kryeministri Rama, nga radhët e FRESSH, barra kryesore e përgjegjësisë iu la gjithsesi Canit.

Cani ishte ndër të paktët ministra që nuk e kishte dorëzuar mandatin e deputetit, çka bën të mendohet se kjo lëvizje mund të ketë qenë e programuar kohë më parë.

Ai u zëvendësua te Financat nga Arben Ahmetaj, ish-ministëri i Ekonomisë së “bumeve” të eksporteve dhe privatizimeve dhe arritje të “shumta” në turizëm, sikurse i quan Rama.

Cani u fotografua me celular në dorë duke parë disa titra, që mund të jenë lajme ose të dhëna ekonomike, goxha më serioz nga Blushi, që pak kohë më parë u fotografua duke parë restaurimin e kullës së Berishës në Viçidol.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *