Shkarkimet e hidrocentralit të Vaut të Dejës, përmbysin sërish Obotin

Në zonën e Anës së Malit në Shkodër, në fshatrat Obot e Muriqan ka nisur një përmbytje, ende në nivele të ulëta, por sërish ka arritur të bllokojë disa rrugë dhe sipërfaqe të mëdha toke.

Bëhet fjalë për 200 metra rrugë që të çon për në Obot, si dhe rreth 500 hektarë tokë të mbuluar nga uji.

Situata duket se është krijuar nga shkrirja e dëborës në zonën malore dhe rritja e shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, por edhe rritja e nivelit të Liqenit të Shkodrës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *