Samiti i Berlinit, në orën 17:30 Rama në konferencë me gazetarët

Samiti i Berlinit, në orën 17:30 Rama në konferencë me gazetarët

Rreth orës 17:30 të ditës së sotme, pritet që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të jetë përballë gazetarëve në një komunikim të gjatë mes tyre.

Në rrjetet sociale, Rama është shprehur për konsultat e zhvilluara me homologët e rajonit dhe po vijon konsultimet intensive me ekipin e punës. Rreth orës 17:30 pritet që ai të dalë në një konferencë për shtyp bashkë me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin e Komisionit Europian, Hose Emanuel Barroso.

Në fokus të konferencës do të jenë çështjet që janë ende të hapura për rajonin, ku synohet forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe e perspektivës evropiane drejt BE-së.

Në konferencë do të flitet për infrastrukturën,sigurinë energjetike, investimet në turizëm dhe në arsimin profesional.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *