Regjistrimet në fakultete/ Mbyllet raundi i parë, Ekonomiku 81 vende bosh

Regjistrimet në fakultete/ Mbyllet raundi i parë, Ekonomiku 81 vende bosh

Mbyllet këtë të martë faza e fundit e raundit të parë të regjistrimeve të maturantëve fitues nëpër fakultete. Drejtuesit e fakultetit ekonomik deklarojnë për televizionin SCAN se ka ende një numër të konsiderueshëm të vendeve bosh në këtë fakultet për maturantët të cilët janë në pritje të fillimit të raundit të dytë të regjistrimeve.

Në fakultetin ekonomik janë gjithsej 81 vende ende të lira nga të cilat 39 në ekonomiks, 21 në informatikë ekonomike, 15 në degën administrim biznes dhe 6 vende të lira në Financë.

Ndërkohë maturantët të cilët janë përzgjedhur fitues në një degë dhe dëshirojnë ta ndryshojnë atë për t’u regjistruar në degën që dëshirojnë kanë kohë, sipas ministrisë së Arsimit, ta bëjnë çregjistrimin brenda 48 orëve.

Një ditë para mbylljes së raundit të parë të regjistrimit MAS ka njoftuar maturantët në pritje të një programi studimi të kontrollojnë vazhdimisht portalin online UAlbania, që në rast se u lirohet një vend fitues, do të sinjalizohen direkt nga ngjyra jeshile për të mos humbur asnjë mundësi për t’u regjistruar. Ndërkohë nesër pritet të nisë faza e parë e regjistrimeve për raundin e dytë./Scan

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *