Reagon Komuniteti Mysliman: Nuk ka asgjë të vërtetë për listën me emrat nën hetim

Pas publikimit në media të një liste me emra që po hetohen nga Prokuroria pasi përbëjnë rrezik për terrorizmin, ka reaguar sot Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Përmes një deklarate për mediat KMSH sqaron se letra apo dokumenti i publikuar në media është i falsifikuar.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë sqaron opinion publik se dokumenti që qarkullon në media dhe në rrjetet sociale, është i falsifikuar. Ky dokument i cili pretendon se Komuniteti Mysliman kërkon hetimin e personave të caktuar, nuk është i vërtetë, është qartazi dallueshëm i falsifikuar dhe nuk ka dalë nga institucioni i Komunitetit Mysliman”, thuhet në reagimin e KMSH.

Media e shkruar pretendon se, një vit më parë Komuniteti Mysliman Shqiptar me anë të një shkrese të klasifikuar “Sekret” i dërgonte Prokurorisë së Krimeve të Rënda një listë me 28 besimtarë, mes tyre dhe imamë të rëndësishëm të xhamive të kryeqytetit dhe të Durrësit, të cilët duhet të mbahen nën vëzhgim nga autoritet ligjzbatuese pasi përbëjnë rrezik për terrorizëm. Komuniteti Mysliman i kërkon drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të asaj kohe Eugen Beci që “Të merren në vëzhgim këto shtetas që ushtrojnë veprimtari të dhënies së mësimeve fetare të pakontrolluara në Republikën e Shqipërisë dhe përbëjnë rrezik për terrorizëm.

1.Genci Balla

2.Enes Caushllari

3.Mustafa Kuqi

4.Arjan Lika

5.Ahmet Kalaja

6.Bujar Hysa

7.Aimir Bregu

8.Verdi Morava

9.Erjon Luka

10.Orjon Reçi

11.Zeqir Ymeri

12.Elez Myftari

13.Astrit Tola

14.Edmond Balla

15.Hektor Veliaj

16.Fadil Muslimani

17.Dashamir Kalaja

18.Mustafa Terniqi

19.Abaz Shehu

20.Redi Quku

21.Samet Shehu

22.Vedat Kokona

23.Ilir Begasi

Shtetasit shqiptarë në listë janë 23, ndërsa janë përfshirë dhe 5 shtetas të huaj me origjinë arabe të cilët kanë aktivitet në Shqipëri, si drejtues të biznese apo shoqatave jo fitimprurëse.

1.Mohammad Hassan

2.Abdyl Kabir

3.Mohammed Omar

4.Mohammad Tahre Anwari

5.Sayyed Mohammed Haqqani

Shkresa e Komunitetit Mysliman Shqiptar mban numrin 79 të protokollit e firmosur me datën 17.02.2015 . Lista i është dërguar dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

lista-kmsh

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *